SHBA paralajmëron njësitë të braktisin tubacionin e gazit natyror Nord Stream 2

SHBA ka paralajmëruar të gjitha njësitë menjëherë të braktisin punën në tubacionin e gazit natyror Nord Stream 2.

Sekretari i shtetit, Antony Blinken, në një deklaratë përsëriti se çdo njësi e përfshirë në tubacionin e gazit natyror rrezikon sanksione amerikane dhe duhet të ndalojë punën.

“Siç ka thënë presidenti, Nord Stream 2 është një marrëveshje e keqe, për Gjermaninë, për Ukrainën dhe për aleatët dhe partnerët tanë të Evropës Qendrore dhe Lindore”, tha Blinken.

Siç e kanë bërë të qartë administratat e shumta të SHBA-së, theksoi Blinken, “ky tubacion është projekt gjeopolitik rus që synon të ndajë Evropë dhe të dobësojë sigurinë energjetike evropiane”.

SHBA kundërshton projektin, duke pretenduar se Nord Stream 2 mund të kërcënojë sigurinë energjetike të Evropës me rritjen e varësisë së gazit rus, përderisa i jep Rusisë rëndësi më të madhe politike dhe ekonomike nga vendet e varura nga gazi rus në Evropë, përfshirë Gjermaninë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *