SHBA, Pentagoni ndihmë ushtarake Ukrainës përpara takimit Biden-Putin

Pentagoni njoftoi 150 milionë dollarë ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën, vetëm disa ditë para takimit të pritshëm midis presidentit të SHBA, Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

SHBA kanë ofruar për Ukrainën radarë të zbulimit të artilerisë, sisteme të zbulimit të dronëve dhe pajisje komunikimi.

Sipas Pentagonit, ndihma ushtarake përfshin gjithashtu trajnimin, pajisjen dhe këshillimin e forcave ukrainase për sigurinë e kufijve të vendit.

Paketa prej 150 milionë dollarësh janë fondet e mbetura të miratuara nga Kongresi amerikan për ndihmë ndaj Ukrainës në vitin aktual fiskal që përfundon më 30 shtator.

Sipas qeverisë amerikane, shuma totale e mbështetjes ushtarake për Ukrainën që nga viti 2014 është më shumë se 2,5 miliardë dollarë. // AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *