SHBA përfshihet nga moti i keq, të paktën 4 viktima

shba perfshihet nga moti i keq te pakten 4 viktima
shba perfshihet nga moti i keq te pakten 4 viktima

[embedded content][embedded content]

13:21 10/01/2024

Të paktën 900,000 familje dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike

Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka përfshirë SHBA-në.

Erërat e forta dhe stuhitë e dëborës po prekin edhe pjesën veriore dhe furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në 900,000 familje dhe biznese në të gjithë vendin.

Ndërprerjet e energjisë elektrike pritet të rriten në verilindje pasi erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut po prekin në pjesën më të madhe të rajonit.

“Mos e nënvlerësoni”, paralajmëroi guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy në një intervistë për mediat lokale, duke e quajtur këtë stuhi të pazakontë.

Moti i keq ka prekur edhe trafikun ajror, pasi më shumë se 1,300 fluturime u anuluan dhe 8,600 u vonuan ditën e martë.

Përkeqësimi i kushteve të motit bëri që avioni i Zëvendës Presidentes Kamala Harris, të devijonte drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Dulles në shtetin e Virxhinias, në vend që të ulej në Maryland.

Ndërsa zonat juglindore u goditën nga tornado, veçanërisht Florida, ku guvernatori Ron De Sandis shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 49 qarqe.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts