SHBA përfundon tërheqjen nga Afganistani

An US Air Force aircraft takes off from the airport in Kabul on August 30, 2021. – Rockets were fired at Kabul’s airport on August 30 where US troops were racing to complete their withdrawal from Afghanistan and evacuate allies under the threat of Islamic State group attacks. (Photo by Aamir QURESHI / AFP) (Photo by AAMIR QURESHI/AFP via Getty Images)

11:34 31/08/2021

U evakuuan nga forcat amerikane 80 mijë civile

Fluturimi i fundit i forcave amerikane nga aeroporti i Kabulit të hënën në mbrëmje shënoi fundin e luftës më të gjatë të SHBA-së në një shtet tjetër.  

Plot 20 vite përpjekje për të sjellë demokracinë në Afganistan me 2,461 ushtarë amerikan të vrarë në dhe më shumë se 20,000 të plagosur. Më shumë se 1100 forca nga vendet e koalicionit dhe më shumë se 100 mijë forca afgane dhe civilë kanë gjetur vdekjen nga kjo luftë.

Më shumë se 1 trilion Dollarë të shpenzuara nga Uashingtoni në këtë luftë. Largimi përfundimtar i trupave amerikane u prit nga talebanet me të shtëna breshëri armësh në qiellin e Kabulit. Në duart e tyre kanë rënë qindra armë e mjete moderne ushtarake përfshirë avionë dhe helikopterë ushtarakë të blera nga Pentagoni për ish-ushtrinë e dështuar afgane. Gjithsesi një pjesë e këtyre mjeteve u shkatërruan në ikje nga ushtarët amerikanë.

“Ushtarët amerikanë u larguan nga aeroporti i Kabulit dhe kombi ynë fitoi pavarësinë e tij të plotë”, tha zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid. SHBA evakuoi pothuajse 80,000 civilë nga Kabuli në javët e fundit. Kjo shifër përfshin edhe 6,000 civilë amerikanë.

Mbi 122,000 njerëz deri tani janë evakuuar nga forcat e koalicionit që nga 14 Gushti një ditë para se talebanët të marrin kontrollin e Kabulit.

Pentagoni pretendon se ka ende rreth 2,000 luftëtarë të IS -it në Afganistan ndërsa talebanët kanë liruar militantët e IS-it nga burgjet.

SHBA-ja dhe forcat aleate janë futur në Afganistan në vitin 2001, pas sulmeve terroriste të Al Kaidës në SHBA, më 11 Shtator, 2001.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë përmes së cilës u bëhet thirrje talebanëve të sigurojnë dalje të sigurt për njerëzit që përpiqen të largohen nga Afganistani.

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca hartuan rezolutën, por Kina dhe Rusia abstenuan.

SHBA shpreson se talebanët do t’i përmbahen deklaratës së tyre të 27 Gushtit duke u premtuar afganëve se do të mund të udhëtojnë jashtë vendit nga toka dhe ajri tani që morën nën zotërim edhe aeroportin e Kabulit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *