
22:40 07/06/2023
Sekretari amerikan i Shtetit ka zhvilluar bisedime me Princin e Kurorës në Riad
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar me princin e kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman. Me këtë vizitë diplomatike Uashngtoni synon që të stabilizojë marrëdhëniet e tensionuara me Riadin.
Takimi preku një sërë temash duke përfshirë mbështetjen e Arabisë Saudite për evakuimin e stafit amerikan nga Sudani.
“U takova me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman për të diskutuar prioritetet tona të përbashkëta, duke përfshirë luftën kundër terrorizmit, arritjen e paqes në Jemen dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkencor”, tha Blinken.
Një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti u shpreh se Blienken ngriti gjithashtu si çështje gjatë takimit edhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Me kalimin e viteve, mosmarrëveshjet për çështje të ndryshme, duke përfshirë Iranin, sigurinë rajonale dhe çmimet e naftës, kanë thelluar përçarjes mes dy vendeve.
Takimi mes Bliken dhe Princit të Kurorës vjen në një kohë kur Irani rihapi ambasadën e saj pas 7 vitesh në Riad. Me ndërhyrjen kineze marrëdhëniet saudite-iraninane rihynë në shina.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al