SHBA pezullon importin e qenve nga më shumë se 100 vende

Agjencia e lartë shëndetësore në SHBA të hënën bëri të ditur se që nga 14 korriku do të pezullojë përkohësisht importin e qenve nga më shumë se 100 vende të klasifikuara si me rrezik të lartë për tërbimin.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ndalimi do të zbatohet për vendet që nuk janë në rrezik të lartë për sëmundjen nëse qentë kanë qenë në vendet me rrezik të lartë gjatë gjashtë muajve të mëparshëm.

“Ky veprim i përkohshëm është i nevojshëm për të garantuar shëndetin dhe sigurinë e qenve të importuar në SHBA dhe për të mbrojtur shëndetin publik kundër rivendosjes së variantit të virusit të tërbimit të qenit (tërbimi i qenit) në SHBA”, theksoi CDC në një njoftim.

Vendet e përfshira janë Republika Dominikane, Kolumbia, Kuba, Kina, Rusia, Ukraina, Venezuela, Afganistani, India, Arabia Saudite dhe Filipinet.

Sipas vlerësimeve të CDC, 6 për qind e të gjithë qenve të importuar në SHBA vijnë nga vendet me rrezik të lartë për tërbimin e qenve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *