SHBA pezullon vaksinimin me Johnson & Johnson

13:53 13/04/2021

Dyshime se shkaktoi tromboza tek 6 gra

Autoriteti amerikan i Barnave, FDA, pezulloi përkohësisht injektimin e vaksinave të firmës Johnson & Johnson. Dyshime ka se kjo vaksinë është shkaktare e trombozave tek të paktën 6 të vaksinuar. Mediat amerikane shkruajnë së të gjitha rastet kanë qenë gra të moshave nga 18 deri 48 vjeç, njëra prej të cilave ndërroi jetë.

Ekspertët e FDA-së thanë se mpiksjet e gjakut tek të vaksinuarit me Johnson & Johnson kanë janë jashtëzakonisht të rralla krahasuar me trombozat e zakonshme, ndaj po përdoren trajtime të ndryshme.

Rastet e mpiksjes së gjakut përbëjnë megjithatë një nivel jashtëzakonisht të ulët prej 0.00009% mes 6.8 milionë dozave të shpërndara në të gjithë vendin të kësaj vaksine.

Johnson & Johnson u aprovua për përdorim urgjent nga Autoriteti amerikan i Barnave në fund të Shkurtit si e vetmja vaksinë me 1 dozë me efektshmëri 66%.

Me dyshime si shkaktare të mpiksjeve të gjakut është përballur edhe firma anglo-suedeze, AstraZeneca, vaksinat e të cilës në vendet europiane injektohen tek moshat mbi 60-vjeç.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *