SHBA, plan global për shpërndarjen e vaksinave

21:55 02/06/2021

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se në dy javët e ardhshme po planifikojnë të shpërndajnë 80 milionë doza vaksinash Covid-19 në rang global. Lajmin e ka bërë vetë të ditur Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken.

Gjatë një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin e Kosta Rikës, Carlos Alvarado, Blinken ka nënvizuar faktin se administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden do të përqendrohet  në një shpërndarje të drejtë të vaksinave.

“Ne do të shpallim procesin me të cilin do të shpërndajmë vaksinat, cilat janë kriteret dhe si do ta bëjmë atë”, tha ai gjatë udhëtimit të tij të parë si Sekretar i Shtetit në Amerikën Latine, e cila po lufton për të mbajtur nën kontroll Covid-19.

Më herët Biden është shprehur se administrata e tij do të dërgojë të paktën 80 milionë doza të vaksinave për vendet e tjera. Ai është zotuar se SHBA së shpejti do të jetë një “arsenal” i furnizimit global. Alvarado i Kosta Rikës theksoi se vendi i tij shpreson për një shpërndarje sa më të shpejtë të vaksinave.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *