SHBA, polici qëllon për vdekje një afro-amerikan në Michigan

Policia në shtetin Michigan të SHBA-së publikoi të mërkurën katër video të të shtënave nga një polic në fillim të këtij muaji që lanë të vdekur një afro-amerikan.

Videot, të publikuara nga Departamenti i Policisë Grand Rapids, tregojnë një oficer duke qëlluar për vdekje Patrick Lyoya, 26-vjeç, në pjesën e pasme të kokës gjatë një ndalimi trafiku në Grand Rapids më 4 prill.

“Absolutisht kjo është një tragjedi që të copëton zemrën. Ka qenë një kohë e vështirë e brendshme për Departamentin e policisë”, tha shefi i policisë së Grand Rapids, Eric Winstrom në një konferencë për media.

Sipas një videoje, Lyoya ishte në tokë dhe me fytyrë nga oficeri, i cili më vonë tërhoqi këmbëzën.

Të shtënat kanë ardhur pas një përplasjeje dy minutëshe mes dy burrave. Oficeri i policisë, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, thuhet se ndaloi Lyoya sepse targat e tij nuk përputheshin me automjetin e tij.

Lyoya, babai i dy vajzave të vogla, mbërriti në SHBA nga Kongo si refugjat me familjen e tij, duke i shpëtuar dhunës.

Guvernatorja Gretchen Whitmer tha se Policia e Shtetit të Michigan-it do të kryejë një hetim transparent dhe të pavarur.

“Drejtësia është themelore për sigurinë, dhe pa drejtësi, ne jemi të gjithë më pak të sigurt”, tha ajo në një deklaratë.

“Kërkojmë që oficeri që vrau Patrickun jo vetëm të pushohet për përdorimin e forcës së tepruar dhe fatale, por të arrestohet dhe të ndiqet penalisht për vrasjen e dhunshme, të pamatur dhe të pajustifikuar të këtij personi me ngjyrë gjatë një ndalese trafiku për kundërvajtje!”, shkroi në një postim në Twitter, Ben Crump, avokat i familjes.

Ngjarja shkaktoi protesta në qytet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.