
08:38 25/04/2022
Pas takimit të zyrtarëve të lartë amerikan në Kiev, SHBA-ja përsëriti mbështetjen e saj për Ukrainën dhe premtoi më shumë se 700 milionë dollarë në financim ushtarak për të ndihmuar përpjekjet e tyre të luftës.
Rreth gjysma e parave do të shkojnë në Ukrainë, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet midis anëtarëve të NATO-s dhe aleatëve të tjerë rajonalë.
Përveç kësaj, SHBA konfirmoi se do t’i shesë Kievit municion 165 milion dollarë.
Njoftimi u bë pas një udhëtimi që u mbajt i fshehtë për shkak të ruajtjes së sigurisë.
Kjo ishte vizita e nivelit më të lartë të diplomatëve amerikanë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.
Përveç Presidentit Zelensky, Blinken dhe Austin u takuan gjithashtu me Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov dhe Ministrin e Brendshëm Denys Monastyrsky, raporton CNN teksa citon një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit./tvklan.al