SHBA refuzoi të transferonte MiG-29 polakë, Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

Gjermania deklaron se nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, pasi SHBA refuzoi ofertën e Polonisë për të transferuar avionët e saj MiG-29 të prodhimit rus në Ukrainë nëpërmjet një baze amerikane në Gjermani. Kancelari Olaf Scholz pohon se Gjermania ka “siguruar të gjitha llojet e materialeve të mbrojtjes” duke përfshirë armët, duke shtuar se “padyshim që avionët luftarakë nuk bëjnë pjesë”. 

Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar, Downing Street nr. 10 thotë se “nuk është e pranueshme” që pilotët dhe avionët e NATO-s të rrëzojnë aeroplanët rusë. Një zëdhënës i kryeministrit britanik tha se Boris Johnson “ka thënë në mënyrë të përsëritur” se është i përkushtuar të “sigurojë armët që i duhen Ukrainës”, raporton BBC. 

Më herët, Mbretëria e Bashkuar tha se po rrit furnizimin e saj me armë në Ukrainë, duke dërguar mbi 1615 raketa të lehta antitank, si dhe raketa Javelin me rreze më të gjatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.