SHBA regjistron rritjen më të vogël të popullsisë

13:47 22/12/2021

Viti i parë i pandemisë Covid-19 ndikoi negativisht në shumë aspekte të jetës përfshirë edhe atë të demografisë. Kështu SHBA ka regjistruar rritjen më të ulët të popullsisë në më shumë se 75 vite  pasi popullsia është rritur me 0.1 për qind në periudhën korrik 2020-korrik 2021. Vitin e kaluar ishte hera e parë që nga viti 1937 që popullsia e vendit u rrit me më pak se 1 milion njerëz.

Amerika është përballur edhe në të kaluarën me ritme të ngadalta të rritjes së popullsisë, por shifra  të tilla nuk ishin parë prej kohësh çka tregon se të dhënat janë rezultat i pandemisë.

Ne kemi një  popullsi që po plaket dhe kjo nënkupton se më pak gra janë në moshën e riprodhimit. Shohim të rinjtë që janë duke shtyrë moshën kur duan të bëhen prindër dhe dëshirojnë të kenë më pak fëmijë ”- shprehet William Frey, hulumtues i lartë në Institutin Brookings për agjencinë e lajmeve Asscicated Press.

Po ashtu popullsia në këtë  vend është tkurrur edhe për shkak të fataliteteve. Kujtojmë se SHBA ka shënuar më shumë vdekje se cdo vend tjetër të botës me më shumë 800,000 humbje jete që nga fillimi i pandemisë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *