SHBA, rekord infektimesh për 7 muajt e fundit

[embedded content]

12:40 28/08/2021

Mbi 713 mijë raste të reja në gjithë globin

Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s po pĂ«rballen me njĂ« situatĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pandemike pavarĂ«sisht se gati 60 pĂ«rqind e popullsisĂ« Ă«shtĂ« imunizuar. NĂ« 24 orĂ«t e fundit autoritetet Amerikane raportuan  mbi 190 mijĂ« infektime me Covid, shifra mĂ« e lartĂ« kjo qĂ« prej fundit tĂ« janarit tĂ« kĂ«tij viti. Shifrat mĂ« tĂ« larta tĂ« infektimeve i mban Florida dhe mĂ« pas vijnĂ« Teksasi dhe Kalifornia.

Të larta mbeten edhe fatalitetet, ku për të disatën ditë me radhë janë shënuar mbi 1300 jetë të humbura. Situata mbetet problematike edhe në spitale, ku numri i pacientëve të shtruar i ka kaluar 100 mijë.

Në Europë, Britania e Madhe vijon të ketë numrin më të lartë të infektimeve ditore. Sipas autoriteteve shëndetësore atje, në 24 orët e fundit u shënuan mbi 38 mijë raste të reja infektimesh dhe mbi 100 jetë të humbura.

Pas saj vjen Rusia, e cila shënoi 19 mijë infektimeve dhe 820 humbje jete. Ndërkohë që më e qëndrueshme paraqitet situata në Francë, Spanjë, Gjermani dhe Itali, të cilat prej disa ditësh kanë një situatë të stabilizuar të përhapjes së virusit dhe të fataliteteve.

Në total në rang global në 24 orët e fundit u shënuan mbi 713 raste të reja dhe afro 10 mijë viktima si pasojë e Covid.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *