SHBA ripozicionon trupat e saj në Niger

shba ripozicionon trupat e saj ne niger

shba ripozicionon trupat e saj ne niger

09:56 08/09/2023

Shtetet e Bashkuara janë duke i larguar trupat e veta prej bazës ushtarake në kryeqytetin e Nigerit, Naimej – ku zyrtarët e kanë marrë pushtetin përmes një puçi në korrik – në një bazë tjetër në Agedez, ka thënë Pentagoni të enjten.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes “është duke e ripozicionuar personelin dhe disa prej aseteve nga baza ajrore 101 në Naimej në bazën ajrore 201 në Agadez”, ka thënë zëvendës-sekretarja për media e Pentagonit, Sabrina Singh.

“Nuk ekziston kërcënim për personelin amerikan apo dhunë në terren”, ka thënë ajo, duke e përshkruar vendimin si “masë paraprake”.

Singh ka thënë se “një pjesë e personelit që nuk ka qenë e domosdoshme” është larguar nga shteti disa javë më parë.

Presidenti i Nigerit Mohamed Bazoum, është rrëzuar nga pushteti më 26 korrik nga disa pjesëtarë të gardës së tij dhe është arrestuar qysh atëherë bashkë me familjen e tij.

Pavarësisht se është një prej vendeve më të varfra në botë, Nigeri, është prodhuesi i shtatë më i madh në botë i uraniumit, material kyç për aktivizim të centraleve bërthamore dhe trajtim të kancerit.

Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Italia, kanë trupa ushtarake të stacionuara në këtë shtet, në kuadër të luftës kundër islamistëve në rajonin Sahel. /REL

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts