SHBA rivendos marrëdhëniet me NATO

[embedded content]

13:29 23/03/2021

Sekretari Blinken konsultohet për tërheqjen e trupave nga Afganistani

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u zotua të rindërtojë dhe gjallërojë aleancën e NATO-s dhe të ndajë me aleatët planet e Uashingtonit për tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani.

Duke folur nga selia e NATO-s në Bruksel, Blinken tha se Aleanca po ndeshej me rreziqe të shumta në botë, përfshirë ndryshimin e klimës.

“Shtetet e Bashkuara duan të rindërtojnë mbi të gjitha marrëdhëniet me aleatët e NATO-s,” u tha Blinken gazetarëve pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të aleancës Jens Stoltenberg.

Në lidhje me tërheqjen nga Afganistani, Blinken premtoi se SHBA-ja do të konsultohet me aleatët gjatë takimit të ministrave të Jashtëm.

I pyetur për projektin Rrjedha Veriore 2, Blinken tha se gazsjellësi që po ndërtohet nga Rusia dhe Gjermania bie ndesh me interesat e Bashkimit Europian dhe shton varësinë e Europës për gaz ndaj Rusisë.

Deri më tani është ndërtuar rreth 95% e gazsjellësit, ndërkohë SHBA-ja druhet se Rusia mund ta përdorë tubacionin si mjet për të dobësuar fuqinë e BE-së.

Vizita e Blinken në Bruksel përkon me sanksionet europiane ndaj Kinës për keqtrajtimin e myslimanëve ujgurë. Të nesërmen e sanksioneve, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov vizitoi Pekinin ku gjatë takimit me homologun Ëang Yi tha se lidhjet dypalëshe nuk kanë qenë kurrë më të forta.

Lavrov përdori fjalë të ashpra ndaj BE-së:“Nuk ka më marrëdhënie me Bashkimin Europian, e gjithë struktura u shkatërrua nga veprimet e njëanshme të Brukselit,” tha Lavrov.

Fjalë të ashpra edhe për SHBA-në që sipas Moskës dhe Pekinit ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *