SHBA, rrëzohet bombarduesi strategjik B-1B në Dakotën e Jugut, shpëton mrekullisht ekuipazhi

shba rrezohet bombarduesi strategjik b 1b ne dakoten e jugut shpeton mrekullisht ekuipazhi

Një bombardues strategjik amerikan B-1B Lancer u rrëzua gjatë procesit të uljes në bazën e Forcave Ajrore Ellsworth, në Dakotën e Jugut, ku ishte vendosur.

Incidenti ndodhi teksa bombarduesi me katër motorë po tentonte të ulej në një mot të keq dhe me re, duke u kthyer nga një mision stërvitor.

Katër anëtarë të ekuipazhit u hodhën në mënyrë të sigurt nga avioni i tyre të enjten mbrëma kur bombarduesi i tyre u rrëzua ndërsa po përpiqej të ulej.

Një grup oficerësh do të hetojë aksidentin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts