SHBA rrit numrin e trupave ushtarake në lindje të Europës

shba rrit numrin e trupave ushtarake ne lindje te europes
shba rrit numrin e trupave ushtarake ne lindje te europes

19:40 02/02/2022

Këto trupa nuk do të luftojnë në Ukrainë, por do të mbrojnë aleatët e SHBA-së

Presidenti amerikan Joe Biden do të dërgojë trupa shtesë në Europë këtë javë pasi ekziston mundësia për një pushtim rus në Ukrainë.

Rreth 2,000 trupa do të nisen në Poloni dhe Gjermani dhe 1,000 të tjerë tashmë që gjenden në Gjermani do të shkojnë në Rumani. Moska mohon se planifikon të pushtojë, por ka vendosur rreth 100,000 trupa ushtarake pranë kufijve të Ukrainës. Ajo kundërshton anëtarsimin e Ukrainës në NATO.

Dislokimet e reja të SHBA-së nuk do të luftojnë në Ukrainë, por do të sigurojnë mbrojtjen e aleatëve të SHBA-së. Pentagoni gjithashtu ka vënë rreth 8,500 trupa në gatishmëri gati për t’u vendosur në Europë nëse do të jetë e nevojshme.

Nëse Rusia pushton Ukrainën, kjo nuk do të ishte hera e parë pasi ajo ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në 2014. Ky vend po ashtu mbështet rebelët në konfliktet në rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat kanë humbur jetën rreth 14,000 persona.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts