SHBA, rritet në 18 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Miami

Me gjetjen e trupave të pajetë të dy fëmijëve, numri i të vdekurve si rezultat i shembjes së pjesshme të një ndërtese 11-katëshe në rajonin Surfside të Miamit në shtetin Florida të SHBA-së është rritur në 18.

Kryetarja e Bashkisë së Miamit, Daniella Levine Cava, në një konferencë për media njoftoi se trupat e dy fëmijëve janë gjetur në punimet e kërkim-shpëtimit nën rrënojat e ndërtesës.

Trupat në fjalë u përkasin motrave 10 vjeçares Lucia dhe 4 vjeçares Emma Guara, tha Cava e cila shtoi se nuk kanë asnjë informacion për 145 persona të cilët mendohet se ndodhen nën rrënoja.

“Çdo humbje jete në një ngjarje kaq të papritur dhe të pavërejtur më parë, është tragjike, por barra e humbjes së fëmijëve është shumë e rëndë”, tha Cava.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill Biden sot do të vizitojnë zonën në të cilën ndodhet ndërtesa, do të takohen me familjarët dhe do të shohin punimet në vend.

– Gjysma e godinës luksoze me 270 apartamente u shemb papritmas

Zyrtarët e Surfside në shkresat e kryera me administratorët e ndërtesës në vitin 2018, kishin tërhequr vëmendjen se në ndërtesën e ndërtuar në vitin 1981 ka një dëm të madh strukturor dhe se ka nevojë për riparime në vlerën prej 9 milionë dollarë për kolonat e krisura dhe betonin i cili ka filluar të shkërmoqet.

Në vendbanimin Surfside me një popullatë prej rreth 5.600 banorë në veri të Miami Beach, më 24 qershor u shemb papritmas gjysma e godinës luksoze 13-katëshe me 270 apartamente të vogla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *