SHBA, rritet në 97 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Florida

Numri i viktimave që u nxorën nga rrënojat e godinës së shembur në periferi të Miamit në shtetin Florida të SHBA-së u rrit në 97 të mërkurën, njoftoi kryebashkiakja e Miami-Dade, Daniella Levine Cava.

“Kjo është dita e 22  dhe përpjekjet tona të kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në Surfside. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara tani është 97, një humbje marramendëse dhe tronditëse e jetës”, shkroi Cava në Twitter.

Nga 97 trupa të zbuluar deri më tani, 90 janë identifikuar dhe 88 familje janë njoftuar, tha ajo.

“Ju lutemi vazhdoni të mbani të gjithë ata që janë prekur në zemrat dhe lutjet tuaja”, shtoi Cava.

Rreth 20 persona besohet se nuk janë identifikuar dhe ende janë nën mbeturinat e godinës së shembur 12-katëshe.

Kërkimet nën grumbullin e mbeturinave masive ka vazhduar vazhdimisht që kur rreth gjysma e ndërtesës Champlain Towers South u shemb më 24 qershor.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *