SHBA: Rusia, gati të sulmojë Ukrainën në çdo moment

21:40 11/02/2022

Shtëpia e Bardhë jep alarmin se një sulm rus ndaj Ukrainës mund të ndodhë në çdo moment madje edhe përpara përfundimit të lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit që mbyllen në 20 Shkurt.

“Nuk do të komentoj në detaje informacionet e inteligjencës amerikane, por dua të jem i qartë se sulmi mund të nisë edhe përgjatë Lojërave Olimpike”.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Xhejk Salivan tha se qytetarët amerikanë duhet të largohen brenda 48 orëve nga Ukraina. Ai shtoi se gjithçka mund të nisë me nje sulm ajror.

Salivan komentoi edhe lajmin në Twitter të një gazetari amerikan që thoshte se Putin ka vendosur të pushtojë Ukrainën dhe madje ka dhënë urdhër tek gjeneralët e tij, të cilët po presin momentin e duhur për ta zbatuar.

Por Salivan tha se është ende e paqartë nëse Putin e ka dhënë një urdhër të tillë. Me herët Presidenti Biden tha se situata mund të precipitojë shumë shpejt.

“Qytetarët amerikanë duhet të largohen tani! Kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha të botës. Situata është shumë më ndryshe nga çka qenë, ndaj mund të precipitojë shumë shpejt”.

Se fundmi edhe Britania e Madhe, Holanda, Letonia e Norvegjia iu kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen sa më parë nga Ukraina.

Në krahun tjetër, Moska vijon të mohojë se ka një plan për të pushtuar Ukrainën, por Putin këmbëngul që ky vend të mos anëtarësohet në NATO.

“Nëse Ukraina pranohet në NATO, ata do të kthehen në Krime me ushtri. Dhe vendet europiane do të jenë automatikisht në luftë me Rusinë. Kapacitetet e Rusisë dhe NATO-s nuk krahasohen, por Rusia është superfuqi bërthamore dhe nuk do të ketë fitues. Gjithçka do të ndodhë sa hap e mbyll sytë”.

Nuk ndalen as përpjekjet diplomatike. Biden dhe Putin mund të flasin sërish në telefon ndërsa Macron vijon përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeje diplomatike.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.