SHBA: Rusia i ka kërkuar armë Kinës

08:51 14/03/2022

Raportet e SHBA-së thonë se Moska i ka kërkuar Pekinit armë dhe ndihmë financiare pas pushtimit të Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë është e shqetësuar se Kina mund të minojë përpjekjet perëndimore për të ndihmuar Ukrainën, sipas burimeve të cituara nga The Washington Post dhe Financial Times.

Nga ana tjetër, ambasada e Kinës në Uashington thotë se nuk mund t’i konfirmojë këto raporte, duke shtuar se mbështet të gjitha përpjekjet drejt një zgjidhjeje paqësore të kësja krize.

Më herët, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se Kina do të përballet me pasoja nëse ndihmon Moskën t’i shmanget sanksioneve të vendosura nga Perëndimi.

“Ne po i komunikojmë drejtpërdrejt, privatisht Pekinit, se do të ketë pasoja për përpjekjet për shmangie të sanksioneve në shkallë të gjerë ose mbështetjen ndaj Rusisë”, ka thënë ai për CNN./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.