
19:14 29/03/2022
Teksa ka një lloj optimizmi se një marrëveshje paqeje mund të jetë pranë, një zbulim i ri nga një zyrtar i mbrojtjes amerikane duket se tregon se nuk ka asnjë perspektivë të menjëhershme për një armëpushim.
Gjenerali i Forcave Ajrore, Tod Wolters tha në një seancë dëgjimore në Senat pasditen e kësaj të marte se Rusia kishte lëshuar vazhdimisht raketa hipersonike në objektivat ushtarake në Ukrainë.
Këto raketa mund të udhëtojnë disa herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe të jenë shumë shkatërruese.
Ai konfirmon raportet e 19 Marsit nga Rusia se janë përdorur raketa Kinzhal për të shkatërruar një depo të madhe armësh në rajonin perëndimor të Ukrainës Ivano-Frankivsk./tvklan.al