
18:05 08/03/2022
Rusia mendohet që të ketë humbur 2 mijë deri në 4 mijë ushtarë në luftën që po zhvillon në Ukrainë.
Këto të dhëna janë bërë publike nga kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë një seance dëgjimore në Kongresin Amerikan.
“Nuk kishin një plan të mirë”, tha Scott Berrier për ushtrinë ruse, duke raportuar për pasojat e luftës Rusi-Ukrainë deri në këto momente.
Ndërsa pala ukrainase ka dhënë shifra akoma më të larta për ushtarët rusë të cilët janë vrarë gjatë luftës.
Dy ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës bëri të ditur se një komandant i lartë ushtarak rus u vra gjatë luftimeve në qytetin Kharkiv. /tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al