SHBA shfuqizon ligjin për TikTok

18:20 10/06/2021

Biden: Do shohim faktet, nëse aplikacioni është rrezik për sigurinë

Presidenti amerikan Joe Biden ka shfuqizuar urdhrin ekzekutiv të paraardhësit të tij Donald Trump, që ndalonte aplikacionet TikTok dhe WeChat në Shtetet e Bashkuara. Kjo ndalesë është përcjellë me një mori sfidash ligjore dhe asnjëherë nuk është zbatuar. Departamenti Amerikan për Tregtinë, do të rishikojë aplikacionet e dizajnuara dhe të zhvilluara nga ata që “përfshihen në listën e kundërshtarëve të huaj” të SHBA-së, siç është Kina.

Biden ka thĂ«nĂ« se do tĂ« ketĂ« qasje tĂ« bazuar nĂ« fakte, pĂ«r tĂ« kuptuar nĂ«se kĂ«to aplikacione pĂ«rbĂ«jnĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r sigurinĂ« kombĂ«tare tĂ« SHBA-sĂ«.NdĂ«rkohĂ« qĂ« nuk ka ende njĂ« reagim nga ana e TikTok pĂ«r  kĂ«tĂ« vendim.

Trump pati nënshkruar urdhrin ekzekutiv për aplikacionin TikTok, që është në pronësi të kompanisë kineze “Bytedance”, më 2020.Mirëpo ndërlikimet ligjore, dhe fakti që Trump është larguar nga pozita e Presidentit, kanë nënkuptuar që as ndalesa dhe as përfshirja amerikane nuk janë jetësuar ndonjëherë.

Klan News

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *