SHBA: Shqetësim arsenali bërthamor i Kinës

23:15 02/07/2021

Departamenti amerikan i shtetit ka deklaruar se Pekini duhet të angazhohet për dialog

Pas kërcënimeve që adresoi presidenti kinez Xi Jinping se forcat e huaja do përballen me pasoja nëse ndërhyjnë në punët e brendshme, ka ardhur edhe reagimi i parë nga SHBA-ja.

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se fuqizimi i shpejtë bërthamor i Kinës përbën shqetësim dhe i bënë thirrje Pekinit të angazhohet në dialog për  të reduktuar rrezikun e një gare destabilizuese armatimesh.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price është shprehur se një arsenal bërthamor që përfshin mbi 100 struktura mbajtëse për raketa në një zonë shkretinore në perëndim të vendit do të sjellë kërcënime të reja.

Ai shtoi se administrata Biden i përmbahet pozicionit për stabilitet strategjik në angazhimet me Rusinë dhe një veprim i  njëjtë do të ndiqej edhe në angazhimin me një fuqi tjetër bërthamore, siç është Kina.

Modernizimi i shpejtë ushtarak i Kinës ka ndezur shqetësimin në rritje midis fqinjëve të saj dhe në Perëndim, e cila kohët e fundit ka planifikuar që të shtojë armatimet bërthamore për të mbrojtur sovranitetin e saj, sigurinë dhe zhvillimin, duke i ngritur ato në standardet e klasit botëror. Marrëdhëniet e qeverisë kineze me vende si SHBA, Kanada dhe Australia  me të cilat ka mosmarrëveshje të hidhura tregtare janë në pikat e tyre më të ulëta në dekada.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *