SHBA, shqetësime për dronët që Turqia i ka shitur Etiopisë

10:04 23/12/2021

Autoritetet amerikane kanë diskutuar me Turqinë për shitjen nga ana a saj të dronëve të armatosur Etiopisë, ku dy burime të njohura me këtë çështje thanë se ka prova në rritje se qeveria kishte përdorur armët kundër luftëtarëve rebelë.

Uashingtoni ka “shqetësime të thella humanitare” lidhur me shitjet të cilat mund të bie ndesh me kufizimet e SHBA-së për armët në Addis Abeba, tha një zyrtar i lartë perëndimor.

Lufta njëvjeçare mes qeverisë së Etiopisë dhe udhëheqësve të rajonit verior Tigrei, ndër konfliktet më të përgjakshme të Afrikës, ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve e ka zhvendosur miliona njerëz.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se i dërguari i SHBA-së në Bririn e Afrikës, Jeffrey Feltman, “ka folur rreth njoftimeve për përdorimin e dronëve të armatosur në Etiopi dhe rrezikun e dëmtimit të civilëve” gjatë një vizite në Turqi javën e kaluar.

Një zyrtar i lartë turk tha se Uashingtoni e përcolli shqetësimin në disa takime, ndërsa ushtria dhe qeveria e Etiopisë nuk iu përgjigj kërkesave të hollësishme për koment.

Turqia, e cila po shet dronë në disa vende në Evropë, Afrikë dhe Azi, ka hedhur poshtë kritikat se ajo po luan një rol destabilizues në Afrikë dhe ka thënë se është në kontakt me të gjitha palët në Etiopi për të nxitur negociatat.

Javën e kaluar Kombet e Bashkuara ranë dakord të nisin një hetim të pavarur për abuzimet e të drejtave në Etiopi, një veprim i kundërshtuar fuqishëm nga qeveria e saj./VOA

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *