SHBA shton sanksionet kundër Rusisë

11:42 11/03/2022

Kremlinit pritet t’i hiqet statusi i marrëdhënieve të përhershme normale tregtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet t’i heqin Rusisë statusin e “Marrëdhënieve të Përhershme Normale Tregtare” si një tjetër masë në kuadër të sanksioneve ndaj luftës që po zhvillon në Ukrainë.

Heqja e statusit të Rusisë të “Marrëdhënieve të Përhershme Normale Tregtare” me Shtetet e Bashkuara do të përshkallëzonte ndjeshëm presionin ndaj Presidentit rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kjo lëvizje do të koordinohet me vendet e G7 dhe kërkon një akt të Kongresit Amerikan. Ndërkohë që ligjvënësit në të dy dhomat e Kongresit kanë shprehur mbështetje.

Senati amerikan votoi të enjten miratimin e 13.6 miliardë Dollarë për të ndihmuar Ukrainën të financojë municione dhe furnizime të tjera ushtarake, si dhe mbështetje humanitare.

Rusia i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special” për të çarmatosur Ukrainën dhe për të rrëzuar liderët që i quan neo-nazistë. Ukraina dhe aleatët perëndimorë e quajnë këtë një pretekst të pabazë për një luftë të zgjedhur që ka ngritur frikën e një konflikti më të gjerë në Evropë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com