SHBA/ Sulm me armë në një shkollë në Virxhinia, vriten 2 persona

shba sulm me arme ne nje shkolle ne virxhinia vriten 2 persona
shba sulm me arme ne nje shkolle ne virxhinia vriten 2 persona

[embedded content][embedded content]

08:37 07/06/2023

Plagosen 5 të tjerë, arrestohet autori

Të paktën 2 persona humbën jetën ndërsa 5 të tjerë u plagosën gjatë një ceremonie diplomimi në shtetin e Virxhinias.

Të shtënat u dëgjuan jashtë Teatrit Altria, ndërsa qindra njerëz, shumë prej të cilëve të veshur me kostumet e diplomimit, vrapuan nëpër rrugë për t’u shpëtuar plumbave.

Një i dyshuar 19-vjeçar tentoi të ikë në këmbë por u arrestuar. Policia nuk qëlloi me armë në momentin e kapjes së tij dhe në vendin e ngjarjes u sekuestruan disa armë.

I dyshuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, besohet se ka njohur të paktën njërën nga viktimat me të cilën besohet se ka patur mosmarrëveshje.

Policia bëri të ditur se ai do të akuzohet për të paktën dy akuza për vrasje të shkallës së dytë.

Identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur, por policia tha se dy personat e vrarë ishin një 18-vjeçar që ishte pjesë e klasës së maturantëve dhe babai i tij 36-vjeçar.

Një 31-vjeçar i qëlluar me armë zjarri ka pësuar lëndime të rrezikshme për jetën dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Katër meshkuj të moshës 14, 32, 55 dhe 58 vjeç kanë mbetur të plagosur, por janë në gjendje të qëndrueshme.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts