
Uragani Ida, i cili goditi shtetin Luiziana të SHBA-së ka shkaktuar vdekjen e të paktën 26 personave, njoftoi Departamenti i Shëndetit në Luiziana.
Midis 30 gushtit dhe 6 shtatorit janë raportuar 11 të vdekur në New Orleans, njoftoi Zyra e hetuesisë të bashkisë, thuhet në deklaratën e Departamentit.
Nëntë nga viktimat, të cilët ishin të moshuar vdiqën nga “nxehtësia e tepërt gjatë ndërprerjes së zgjatur të energjisë” ndërsa dy të tjerë humbën jetën për shkak të helmimit nga monoksidi i karbonit.
Mosha e viktimave varion nga 24 deri në 79 vjeç.
Uragani Ida arriti në brigjet e Luizianës më 29 gusht si një uragan shkatërrues i kategorisë 4, duke sjellë me vete përmbytje masive dhe dëme që shkatërruan zona të gjera të shtetit. Një milion njerëz mbetën pa energji elektrike.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden vizitoi Luizianën të premten dhe pa nga afër dëmet atje dhe u takua me të mbijetuarit.//AA
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al