SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në festën e Halloween në Teksas, humb jetën 20-vjeçari, plagosen 9 të tjerë

Të paktën nëntë persona u plagosën dhe një burrë vdiq në një festë të Halloëeen në Texarkana, Teksas, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një qendër argëtimi.

Sipas mediave të huaja, Departamenti i Policisë Texarkana, në një deklaratë në Facebook, tha, “Oficerët iu përgjigjën disa raportimeve për të shtëna në vendin e festës në bllokun 2300 të Texas Blvd. në orën 11:56 të së shtunës mbrëma. Kur arritën atje, ata hasën në një numër të madh njerëzish që vraponin nga ndërtesa dhe disa brenda të cilët vuanin nga plagët me armë zjarri”.

Një 20-vjeçar u deklarua i vdekur në një nga spitalet. Emri i tij ende nuk është bërë i ditur. Policia ka thënë se lëndimet e nëntë personave të tjerë nuk duket të jenë në rrezik për jetën. Sipas policisë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *