
20:31 20/04/2022
Pas lajmit të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes se ka testuar raketën e re balistike ndërkontinentale Sarmat, ka reaguar dhe Pentagoni.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby ka thënë se nuk është një kërcënim për SHBA-në dhe aleatët e saj, pasi Moska e njoftoi siç duhet Uashingtonin për testimin sipas detyrimeve të traktatit bërthamor.
“Nuk ishte një surprizë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.
Më herët, Putin tha se raketa e re Sarmat e aftë për të goditur objektiva me rreze të gjatë ishte ushqim për mendjen për ata që përpiqen të kërcënojnë Rusinë./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al