
08:29 12/04/2021
Ndalohet dhunshëm një toger me ngjyrë i ushtrisë, çështja në gjykatë
Ende pa u mbyllur gjyqi për vrasjen nga ana e policisë amerikane të shtetasit me ngjyrë George Floyed, një tjetër episod i shëmtuar ndodhi në shtetin e Virginia-s.
Dy oficerë të policisë janë paditur në gjykatën federale të akuzuar për ndalimin e dhunshëm, kërcënimin duke përdorur armët, përplasje në tokë dhe spërkatjen me spraj piperi të togerit Caron Nazario, më 2 Prill.
Pretendohet se policët Windsor Joe Gutierrez dhe Daniel Crocker kanë shkelur të drejtat kushtetuese të togerit, kërkim dhe ndalim të paligjshëm dhe kërcënim për ta vrarë.
Incidenti i kapur nga kamerat e sigurisë vjen në një kohë të ndërgjegjësimit të shtuar mbi arrestimet e pakicave nga policia dhe çështjeve të pabarazisë racore.
Togeri Nazario, njĂ« qytetar latino-amerikan ishte duke ngarĂ« makinĂ«n e tij tĂ« re me targĂ« tĂ« pĂ«rkohshme letre tĂ« shfaqur nĂ« dritaren e pasme mĂ« 5 Dhjetor, kur iâu bĂ« me shenjĂ« pĂ«r tĂ« ndaluar nĂ« autostradĂ«n 460 nĂ« Windsor tĂ« Virginias.
Ai thotë se e ndaloi makinën në një vend të ndriçuar dhe kjo duket se ka ngjallur dyshime tek policia.
Gjatë arrestimit, thotë padia, Nazario kishte duart lart dhe nuk bëri rezistencë, por u spërkat me spraj piper dhe u përplas përtokë e më pas u arrestua.
Më pas togeri u la i lirë, por ngjarja që tani është mediatizuar pritet të thellojë më tej debatin për diskriminimin racor në SHBA.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al