SHBA: Tre të vrarë në Florida, mes tyre dhe një foshnje

17:30 11/06/2021

Një incident i përgjakshëm ka ndodhur sot në SHBA kur një person i armatosur hyri në supermarketin ‘’Publix’’ në lagjen Royal Palm Beach, 130 milje në veri të Majamit, qëlloi dhe vrau një grua dhe një foshnje.

Me mbërritjen në vend-ngjarje, agjentët e policisë gjetën tre persona të vdekur me plagë me armë zjarri, një grua dhe një foshnje. Pasi kreu aktin, atentatori ktheu armën e tij drejt vetes, duke i dhënë fund dhe jetës.

Lajmi bëhet i ditur nga Zyra e Sherifit e Palm Beach.

Kjo ngjarje makabre i është shtuar kalvarit të gjatë të tragjedive identike në SHBA kohët e fundit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *