SHBA/ U kërkoi të mbajnë maska, vajzat sulmojnë taksistin, i hedhin spraj e i kolliten në fytyrë (VIDEO)

Një shofer i Uber është ballafaquar me një situatë të pakëndshme, kur tri pasagjere që ishin futur në veturën e tij, i janë kollitur në fytyrë, duke i hedhur spraj dhe larguar maskën nga fytyra.

E tëra kjo ndodhi kur ai u kërkoi të vendosin maska apo ta mbulojnë fytyrën me rroba – si masë kundër përhapjes së COVID-19.

Subhakar Khadka, 32-vjeç, thotë se ishte fyer në baza racore nga tri vajza të cilat shkoi për t’i marrë në Bayview të San Francisco.

Pamjet e filmuara nga kamera e vendosur brenda veturës së Khadkas, tregon se si një prej vajzave kollitet në fytyrë të tij – të cilit madje tenton t’ia marrë telefonin dhe ia largon maskën nga fytyra. E një tjetër hedh sprej brenda veturës.

Policia në San Francisco ka konfirmuar se janë duke hetuar incidentin, dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve në identifikimin e pasagjereve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *