SHBA: Ushtria jonë kreu sulmin me dron mbi Kabul ku u vranë civilë

21:18 17/09/2021

SHBA ka pranuar se janë autorët e një sulmi me dron mbi Kabul pak ditë para tërheqjes së saj ushtarake ku u vranë 10 qytetarë të pafajshëm. Lajmi është bërë me dije nga BBC, duke cituar një zyrtar t CBS News.

Sipas medias ndërkombëtare, një hetim zbuloi se sulmi i 29 Gushtit vrau një punonjës të pafajshëm të ndihmës së bashku me nëntë anëtarë të familjes së tij, mes tyre shtatë fëmijë.

Viktima më e re ishte vetëm dy vjeç. Mësohet se inteligjenca amerikane kishte gjurmuar makinën e këtij personi për tetë orë, duke besuar se ishte e lidhur me grupin terrorist IS-K.

Sulmi ishte një nga aktet përfundimtare të ushtrisë amerikane në Afganistan, para përfundimit të operacionit ushtarak 20-vjeçar në vend.

Tashmë Afganistani është në duart e talibanëve, të cilët po ndërtojnë dhe qeverinë e re dhe kërkojnë të drejtojnë vendin./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *