
19:48 30/10/2021
Irani: Joe Biden po ndjek shembullin e Donald Trump
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka shpallur sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të furnizimeve me dronë dhe pajisje tjera të grupeve kryengritëse që i mbështet në Irak, Liban, Jemen dhe Etiopi.
Njoftimi për sanksionet është bërë nga Departamenti i Thesarit në SHBA, i cili ka thënë se përhapja e këtyre mjeteve nga Irani kërcënon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.
âGarda Revulucionare e Iranit ka pĂ«rdorur dhe pĂ«rhapur dronĂ«t, pĂ«rmes tĂ« cilĂ«ve janĂ« bĂ«rĂ« edhe sulmet ndaj forcave tĂ« SHBA-sĂ« dhe anijeve ndĂ«rkombĂ«tareâ, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« lĂ«shuar nga Departamenti i Shtetit.
Sanksionet përfshijnë bllokimin e pasurisë në Shtetet e Bashkuara të individëve dhe subjekteve tjera. Pastaj masa u ndalon amerikanëve të kryejnë transaksione biznesi me këto subjekte ndërsa ata që bashkëpunojnë me këta individë apo kompani përballen me ndëshkime të mundshme.
Irani i ka dĂ«nuar sanksionet duke thĂ«nĂ« se vendosja e sanksioneve tĂ« reja Ă«shtĂ« njĂ« shenjĂ« e sjelljes kontradiktore tĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«. ZĂ«dhĂ«nĂ«si i MinistrisĂ« sĂ« Jashtme Saeed Khatibzadeh, e quajti âironikeâ faktin qĂ« qeveria amerikane po pretendon ti kthehet marrĂ«veshjes bĂ«rthamore por tani po ndjek shembullin e ish-Presidentit Donald Trump nĂ« vazhdimin e sanksioneve dhe po dĂ«rgon mesazhin se SHBA nuk Ă«shtĂ« e besueshme.
Marrëveshja mes fuqive botërore dhe Iranit e arritur në vitin 2015 kufizonte programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimin të sanksioneve ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara u tërhoqën më 2018 nga kjo marrëveshje dhe vendosën sanksione të ashpra ndaj Iranit. Në anën tjetër Teherani filloi me shkeljen e kushteve të marrëveshjes.
Klan News
TĂ« ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al