SHBA vendos sanksione të tjera për gazsjellësin “Nord Stream 2”

12:38 23/11/2021

Tubacioni i shumë diskutuar do ta bëjë të varur Europën nga gazi rus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të tjera në lidhje me projektin e diskutueshëm të gazsjellësit gjermano-rus ”Nord Stream 2”.

 “Edhe pse administrata vazhdon të kundërshtojë gazsjellësin ‘Nord Stream 2’, duke përfshirë edhe sanksionet tona, ne vazhdojmë të punojmë me Gjermaninë dhe aleatët dhe partnerët e tjerë për të reduktuar rreziqet e paraqitura nga gazsjellësi për Ukrainën dhe vendet e vijës së parë të NATO-s dhe BE-së”, u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Ukraina do të humbasë të ardhura nëse gazi nga Rusia e anashkalon atë dhe Kievi akuzon Moskën për përdorimin e energjisë si armë për të kërcënuar sigurinë e Evropës.

Javën e kaluar, rregullatori gjerman i energjisë ndaloi përkohësisht procesin e certifikimit për tubacionin e ri që do të transportojë gazin rus në Europë, duke ngritur një pengesë të re për projektin e diskutueshëm dhe duke rritur çmimet e gazit në kontinent.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.