SHBA zgjat kufizimet antiCOVID-19 për udhëtarët e huaj

SHBA-ja nuk do t’i heqë kufizimet antiCOVID-19 për udhëtarët e huaj, për shkak të përhapjes së variantit Delta, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

“Ne do të mbajmë kufizimet ekzistuese të udhëtimit për disa arsye”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Varianti më i transmetueshëm Delta po përhapet, si këtu ashtu edhe në botë. Të shtyrë nga varianti Delta, rastet po rriten këtu në shtëpi, veçanërisht midis atyre që nuk janë vaksinuar”, vuri në dukje ajo, duke shtuar se infeksionet pritet që të vazhdojnë të shtohen “në javët në vazhdim”.

Aktualisht, SHBA ka ndaluar hyrjen për shumicën e jorezidentëve nga vendet e Bashkimit Evropian, BM, India, Kina, Brazili, Afrika e Jugut dhe Irani.

Psaki tha se nuk kishte ndonjë kohë konkrete se kur mund të hiqej ndalimi.

Shumë evropianë janë zhgënjyer nga përjashtimi, veçanërisht pasi organi ekzekutiv i BE-së rekomandoi muajin e kaluar që vendet anëtare të heqin kufizimet e hyrjes për qytetarët amerikanë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *