SHBA, zjarre dhe dëme materiale në protestën kundër brutalitetit policor

Protesta e cila filloi si paqësore në Kaliforni përfundoi me zjarre të shumta, disa makina të dëmtuara dhe dritare të shumta të thyera.

Protesta kundër brutalitetit të policisë në Oakland filloi e qetë të premten mbrëma, raportuan mediat. Ndërkaq, gjatë marshimit të mëvonshëm ku u mblodhën rreth 300 protestues, disa prej tyre ndezën zjarre dhe thyen dritare.

Në mesin e ndërtesave të dëmtuara ishte dhe një sallon automobilash. Të paktën një veturë u dogj. Një zjarr u ndez gjithashtu para një banke.

Protestuesit brohorisnin emrin e Daunte Wright, një 20-vjeçar i cili u qëllua dhe u vra nga një oficer policie në Brooklyn Center në Minesota, dhe Adam Toledo, një 13-vjeçar i cili u qëllua nga një oficer policie në Çikago.

Turma gjithashtu hodhi shishe dhe sende të tjera ndaj oficerëve gjatë marshimit, tha policia e Oakland në një deklaratë. Një oficer pësoi dëmtim nga goditja në kokë.

Autoritetet shpallën tubimin të paligjshëm dhe udhëzuan demonstruesit të largoheshin. Policia tha që protestuesit u shpërndanë paqësisht. Nuk ka pasur arrestime/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *