Shefi i agjencisë së OKB: Bota po humbet humanizimin e saj

shefi i agjencise se okb bota po humbet humanizimin e saj

shefi i agjencise se okb bota po humbet humanizimin e saj

08:27 20/10/2023

Shefi i agjencisë së OKB-së, Philippe Lazzarini thotë se bota po e humbet humanizimin e saj. Në një intervistë për BBC News, Lazzarini shprehet se Lindja e Mesme është në buzë të një humnere si rezultat i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

“Bota tani po humbet humanizmin e saj”, tha shefi i Agjencisë së OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt, teksa paralajmëroi se sulmet e dhunshme mund të përhapen në të gjithë rajonin.

Lazzarini ripërsëriti thirrjen për korridoret e ndihmës humanitare duke folur për situatën e rëndë që po përjetojnë civilët brenda Gazës. Duke folur në Jerusalem, Lazzarini dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, duke e quajtur atë një masakër të tmerrshme dhe barbare që kishte krijuar sipas tij, një traumë kombëtare, kolektive në Izrael.

Por, ai shtoi se kjo ngjarje nuk e justifikon faktin që lufta po zhvillohet pa asnjë kufizim.

“Dhe nuk besoj se vrasja e më shumë civilëve është në interes të sigurisë dhe paqes së ardhshme këtu në rajon”, u shpreh Lazzarini.  

/tvklan.al




shefi i agjencise se okb bota po humbet humanizimin e saj

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts