Shefi i Amazon mbështet rritjen e taksave për kompanitë në SHBA

21:30 07/04/2021

Shefi i kompanisë amerikane Amazon, Jeff Bezos, ka deklaruar se mbështet propozimin e Joe Biden për rritjen e taksave. Në një deklaratë Bezos u shpreh se taksat për kompanitë në SHBA duhet të rriten, pasi sot paguajnë shumë pak.

Sipas multimiliarderit rritja e taksave do të ndihmonte në investime të mëdha si rrugët, portet, aeroportet dhe linjat e internetit në SHBA.

Ai mori dhe shembullin e kompanisë që drejton dhe u shpreh Amazon paguan shumë pak taksa. Bezos u bëri thirrje demokratëve dhe republikanëve që të punojnë bashkë dhe të arrijnë një marrëveshje për të propozim që vjen nga Presidenti i SHBA.

Komentet nga njeriu më i pasur në botë vijnë në një kohë kur Presidenti i SHBA Joe Biden po bën presion për të rritur taksën e korporatave nga 21% në 28%.

Por edhe pse njeriu më i pasur në botë është pro rritjes së taksave, grupet e biznesit në SHBA po e kundërshtojnë këtë nismë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *