Shefi i BioNTech pranon se pandemia është drejt fundit

15:52 17/02/2022

“Kemi fituar betejën më të rëndësishme, atë kundër frikës nga infektimi”

Themeluesi i firmës gjermane të vaksinave BioNTech, Ugur Shahin i bashkohet zërave të atyre ekspertëve që thonë se pandemia e COVID-19 është drejt fundit.

Në një intervistë portalin më të madh informativ gjerman Bild, Shahin shprehet se nuk e konsideron më aq dramatike situatën e koronavirusit në gjithë globin. Sipas tij, është fituar beteja më e rëndësishme, ajo e frikës nga infektimi me COVID-19.

Kreu i BioNTech thotë se nuk mund të pretendohet të shpëtojmë një herë e mirë nga ky virus, por e rëndësishme është që infektimet të shndërrohen në rutinë. Shahin megjithatë, thotë se vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga pasojat e rënda të infektimit.

Deklaratat e tij mbështeten edhe nga infektimet në rënie pas qarkullimit të omicronit në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumë vende kanë nisur lehtësimin e masave, teksa varianti i ri pavarësisht se u përhap më shpejt se të ato të mëhershmit, nuk shkaktoi mbingarkesa të theksuara në spitale, falë edhe niveleve të larta të vaksinimit.

Tv Klan





Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.