Shefi i CIA-s: Rusia nuk po përgatitet për sulme bërthamore

shefi i cia s rusia nuk po pergatitet per sulme berthamore
shefi i cia s rusia nuk po pergatitet per sulme berthamore

10:22 08/05/2022

Kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në SHBA (CIA), William Burns, thotë se deri më tani nuk ka “prova praktike të Rusisë që të planifikojë për vendosjen ose përdorimin potencial të armëve taktike bërthamore në Ukrainë”.

Burns e bëri këtë deklaratë gjatë një konference të zhvilluar nga Financial Times. Rusia njoftoi se do të vendoste arsenalin bërthamor në alarmin më të lartë pas pushtimit të Ukrainës.

Burns tha se shërbimet inteligjente janë të fokusuara duke qenë se kjo lëvizje e Rusisë nuk mund të kalohet kaq lehtë. Po ashtu, drejtori i CIA-s beson se Putin është në atë pikë saqë beson se nuk mund ta përballojë humbjen./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts