Shefi i NATO: Situata në Ukrainë nuk duhet të dalë jashtë kontrollit

00:03 09/03/2022

Jens Stoltenberg bëri të ditur se aleanca do të mbrojë çdo pëllëmbë të Lituanisë

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka biseduar me Presidentin e Letonisë Egils Levits për situatën në Ukrainë. Stoltenberg tha se prioritet kryesor duhet të jetë mospërshkallëzimi i mëtejshëm i situatës pasi një luftë përtej kufijve të Ukrainës do të ishte shkatërruese.

“Vuajtjet që shohim tani në Ukrainë janë të tmerrshme. Ajo na prek të gjithëve dhe ne kemi përgjegjësinë të sigurojmë që konflikti të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës. Kjo do të ishte edhe më e rrezikshme, shkatërruese dhe akoma edhe më vdekjeprurëse. Situata mund të dalë jashtë të kontrollit”.

Stoltenberg bëri të ditur se NATO-s po forcon krahun e saj lindor dhe  se ka dërguar 130 avionë në gatishmëri të lartë. Ai u zotua se aleanca do të mbrojë çdo të vendit aleat.

“Aleatët duke përfshirë Kanadanë, Shtetet e Bashkuara dhe Spanjën po vendosin qindra trupa shtesë këtu. Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të Letonisë dhe do të mbrojmë dhe mbrojmë çdo centimetër të të gjithë territorit aleat”.

Ndërkohë, ajo çfarë u vu re gjatë konferencës së përbashkët për shtyp është se Presidenti letonez  nuk përsëriti deklaratat e tij për një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë, diçka që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar por deri më tani është refuzuar .

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *