Shefi i OBSH-së për Europën: Vaksinat e autorizuara, efektive kundër të gjitha varianteve të Covid

15:40 20/05/2021

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën Hans Kluge, ka deklaruar se vaksinat e autorizuara funksionojnë kundër të gjitha varianteve shqetësuese.

Të gjithë variantet e virusit Covid-19 që janë shfaqur deri më tani i përgjigjen vaksinave të miratuara në dispozicion,” tha Hans Kluge.

Progresi ndaj luftës kundër koronavirusit mbetet ende  “i brishtë”. Ai pohoi se udhëtimet ndërkombëtare duhet të shmangen për të qenë më të sigurt.

Tani për tani, përballë një kërcënimi të vazhdueshëm dhe një pasigurie të re, ne duhet të vazhdojmë të tregojmë kujdes dhe të rimendojmë ose të shmangim udhëtimet ndërkombëtare“, u shpreh Kluge gjatë një konference javore për shtyp.

I ashtuquajturi variant i Indisë, i cili mund të jetë më i transmetueshëm, tani është identifikuar në të paktën 26 nga 53 vendet në rajonin e OBSH-së në Evropë. Deri më tani vetëm 23% e njerëzve në rajon kanë marrë një dozë vaksine dhe vetëm 11% kanë marrë të dyja dozat.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *