Shefi i OKB-së kërkon nga Izraeli t’u jap fund shkatërrimit të pronave në Kudsin Lindor

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka kërkuar nga autoritetet izraelite t’u japin fund shkatërrimeve të vazhdueshme të pronave palestineze në Kudsin Lindor të pushtuar.

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, gazetarëve në selinë e OKB-së në New York u tha se Guterres “është me të vërtet thellësisht i shqetësuar nga shkatërrimet e vazhdueshme”.

“Ai, edhe një herë, përsëriti thirrjen për autoritetet izraelite që t’i japin fund shkatërrimeve dhe dëbimeve, në përputhje me detyrimet e Izraelit sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, tha Dujarric.

Thirrja vjen një ditë pasi forcat izraelite shkatërruan një dyqan dhe një apartament në lagjen Silwan të Kudsit Lindor.

Autoritetet izraelite cituan një mungesë të lejeve të ndërtimit për shkatërrimin e dy strukturave në lagjet al-Bustan dhe al-Suwayeh.

Shkatërrimet kanë shkaktuar përplasje midis palestinezëve të zemëruar dhe policisë izraelite, e cila përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se 13 mjekë u plagosën gjatë dhunës.

Palestinezët akuzojnë Izraelin për ndjekjen e një politike të shkatërrimit të shtëpive në lagjen Silwan, në jug të kompleksit të xhamisë Al-Aksa, në një përpjekje për të dëbuar banorët arabë në preferencë për kolonët izraelitë.

Në një intervistë, drejtori i Qendrës ‘Wadi Hilweh’, Jawad Siam, paralajmëroi se “rreth 8 mijë njerëz janë në rrezik të dëbimit direkt ose indirekt nga lagja Silwan ose përmes shkatërrimit të shtëpive të tyre ose përmes projekteve të vendosjes”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *