Shefi i “Pfizer” flet për “Il corriere della sera”: Europa mund të kthehet përsëri në normalitet në vjeshtë, ja çfarë planifikojmë

Europa mund të kthehet përsëri në normalitet në vjeshtë, deklaroi shefi i kompanisë farmaceutike Pfizer, Albert Bourla për gazetën italiane “Il corriere della sera”, ku tregon se kjo kompania dëshiron të rrisë prodhimin duke alokuar në Europë 250 milionë doza shtesë.

“Ne jemi duke planifikuar të rrisim në mënyrë drastike furnizimet e vaksinave në Europë në javët e ardhshme dhe në këtë tremujor do të dorëzojmë mbi katër herë më shumë se në tremujorin e parë, thënë ndryshe 250 milionë, pas 62 milionëve në mars”, theksoi ai.

”Sigurisht, nuk është gjithmonë mundësia që diçka të shkojë keq, siç mund ta shihni nga problemet që kanë kompanitë e tjera. Por, unë jam optimist pse deri më tani kemi prodhuar shumë dhe procesi ka shkuar mirë 100%”, shtoi ai.

Një kthim në normale deri në vjeshtë për Bourla është e mundur.

“Unë kështu mendoj. Ne e shohim atë nga shembulli i Izraelit. Sigurisht që Izraeli është i vogël, me lëvizje të kufizuara brenda dhe jashtë. Por, ja ku ai arriti t’i tregojë botës se ka shpresë”, shtoi Bourlas.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *