Shefja e mbrojtjes spanjolle për fluksin e migrantëve akuzon Marokun për “shantazh”

Ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles, ka akuzuar Marokun për “shantazh” për shkak të mosveprimit përballë fluksit të madh të migrantëve në enklavën afrikane të Spanjës, Ceuta.

“Ne nuk do të pranojmë shantazhe. Integriteti territorial i Spanjës është i panegociueshëm dhe ne do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur kufijtë tanë”, tha Robles në një intervistë me radio stacionin kombëtar të Spanjës.

Me një ton më të ashpër nga një autoritet spanjoll që nga fluksi rekord i migrantëve këtë javë, Robles tha se Maroku “po përdor fëmijët dhe po shkel ligjin ndërkombëtar” për qëllime politike.

“Ky është një agresion kundër kufijve të Spanjës dhe Bashkimit Evropian (BE). Me Spanjën ju nuk mund të luani këto lloj lojërash”, shtoi ajo.

Nga orët e hershme të ditës së hënë deri të martën vonë, forcat marokene të sigurisë duket se kanë ndaluar kontrollin e kufirit të tyre me enklavën Ceuta.

Ky veprim shkaktoi një eksod masiv të migrantëve. Sipas Ministrisë spanjolle të Punëve të Brendshme, nga 8 mijë që mbërritën në territorin e vogël Ceuta, Spanja dëboi me shpejtësi rreth 5.600 prej tyre.

Tensioni midis Spanjës dhe Marokut filloi në fund të muajit prill, pasi Spanja mirëpriti liderin e lëvizjes së jashtëligjshme separiste të Saharasë Perëndimore, Brahim Ghali, për të trajtuar rastin e tij serioz të koronavirusit të ri (COVID-19).

Autoritetet spanjolle dështuan të informojnë qeverinë marokene për veprimin.

Spanja pretendon se ishte për qëllime humanitare, por zyrtarët marokenë e quajtën atë një “provokim të papranueshëm” dhe kërcënuan se do të ketë pasoja.

Pas takimeve diplomatike të nivelit të lartën të martën, tensioni u qetësua. Autoritetet marokene u kthyen përsëri në kontrollin e kufijve, ndërsa Gjykata e Lartë e Spanjës ka thirrur Ghali-n më 1 qershor në një seancë paraprake për një rast të krimeve të luftës kundër tij.

Ndërkohë, ministrja spanjolle e Arsimit, Isabel Celaa, sot tha se “nuk është mençuri” të fajësosh Marokun për atë që ndodhi.

“Maroku është fqinji ynë, një partner me të cilin ne punojmë ngushtë për terrorizmin, trafikun e drogës dhe migracionin. Ceuta dhe Melilla kufizohen me atë drejtpërdrejtë, kështu që ne duhet të kemi kujdes. Ne duhet të kujdesemi për këtë marrëdhënie”, tha Celaa për radio stacionin Onda Cero në përgjigje të komenteve të ministres Robles.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, shprehu angazhimin e tij të vendosur për të mbrojtur kufijtë e Spanjës, por nuk e ka kritikuar drejtpërdrejtë Marokun.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *