Shefja e thesarit: SHBA do të arrijë kufirin e borxhit më 18 Tetor

15:20 29/09/2021

Janet Yellen: Nëse nuk merren masat, dëmet do të jenë serioze

Qeveria amerikane ka të ngjarë të mbetet pa para për të paguar faturat e saj  nëse tavani i borxhit të vendit nuk ngrihet.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e thesarit Janet Yellen e cila ka paralajmëruarligjvënësit se vendi “do të mbetet me burime shumë të kufizuara që do të harxhohen shpejt” gjatë tre javëve të ardhshme.

[embedded content]

Borxhi i qeverisë kombëtare tani qëndron në 28.4 trilion Dollarë, por SHBA ka vendosur tashmë  për dekada kufijtë e huamarrjes së saj ose herë pas here ka  hequr tavanin e borxhit deri në një datë të caktuar.

Yellen tha se kufizimet e kaluara të borxhit kanë treguar se pritja deri në minutën e fundit mund të shkaktojë dëm serioz për biznesin dhe besimin e konsumatorit, të rrisë kostot e huamarrjes për tatimpaguesit dhe të ndikojë negativisht në vlerësimin e kredisë të Shteteve të Bashkuara për vitet në vijim. Ajo tha se pasiguria mund të dëmtojë besimin e investitorëve.

Kongresi gjithmonë ka ngritur tavanin e borxhit ose e ka hequr atë plotësisht për një periudhë kohe për të parandaluar që vendi të mos paguajë borxhet e tij, duke shmangur një krizë financiare botërore të krijuar nga ekonomia më e madhe globale.

Por tani vendi po përballet me një krizë të re të parave pa miratimin e Kongresit për të marrë më shumë hua.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *