Shefja operative e Meta-s: Nuk do kishte luftë nëse do drejtonin gratë

14:32 09/03/2022

Shefja Operative e Meta-s, Sheryl Sandberg ka sugjeruar se Rusia dhe Ukraina nuk do të ishin në luftë nëse do të drejtoheshin nga gra. “Asnjë shtet i drejtuar nga gratë nuk do të shkonte kurrë në luftë“, deklaroi Sandberg.

Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë në fund të muajit të kaluar. Presidenti Vladimir Putin ka thënë se qëllimi i tij është “çmilitarizimi i Ukrainës“, si dhe njohja e Krimesë si ruse dhe rajonet e kontrolluara nga rebelët Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura. Ukraina thotë se ka të drejtën e vetëvendosjes dhe se dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Sandberg tha se nëse gjysma e botës do të drejtohej nga gratë, ajo beson se bota do të ishte “më e sigurt” dhe “shumë më e begatë“. Në ditët e para të pandemisë së koronavirusit, vendet e udhëhequra nga gratë, si Zelanda e Re, performuan më mirë se homologët e tyre të drejtuar nga meshkujt, sipas ekzekutives së Meta-s.

Megjithatë, pandemia ka ngritur një sërë sfidash për barazinë gjinore, tha Sandberg. Covid ishte një “krizë e plotë për barazinë gjinore”, tha ajo, duke shtuar se pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore “po bie në të gjithë botën”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.